spot_img

Ministri Çeku: Agim Ademi është kryetar legjitim i FFK-së

spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se Agim Ademi është kryetar legjitim i Federatës së Futbollit të Kosovës deri në një vendim të dytë nga Gjykata.

Ai ka shtuar se si ministri nuk mund të procedojnë financimin vjetor për FFK-në për shkak të çështjes së hapur që kanë me këtë Federatë.

“Në një far forme Federata e ka kry në cikël zgjedhor dhe për Federatën Agim Ademi është kryetar legjitim i asaj federate deri në një moment të dytë kur mund të ketë një vendim tjetër nga një Gjykatë eventualisht për ta kthy procesin në pikën zero”, tha ai.

“Ne si ministri për shkak se e kemi një çështje të hapur nuk mund të procedojmë me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit që është financimi vjetor që ne ju japim federatave. Dhe kjo në një far forme jo de jure por është një lloj ngrirje e raporteve momentale deri sa të sqarohet çështja e rregullsisë së Kuvendit zgjedhor të Federatës”, shtoi Çeku në Kanal 10.

Tutje teksa ka komentuar mundësinë e bojkotimit të garave nga klubet e futbollit në Kosovë për shkak të zgjedhjes së Agim Ademit në krye të FFK-së, Çeku tha se kjo është çështje mes federatave.

“Janë vetë Federatat ato që duhet me i zgjidhë këto çështje”, shtoi ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img