spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Me Agim Ademin futbolli i Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graet nëpërmjet një telegrami e ka uruar presidentin Agim Ademi për rizgjedhjen në krye të FFK-së.

Telegrami i plotë:

I nderuari President,

Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, dëshiroj të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky mandat i dytë është një shpërblim për të gjitha arritjet tuaja, nga përfshirja juaj për të zhvilluar futbollin e femrave deri te reformat që keni bërë për të rritur cilësinë e garave dhe për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të Kosovës.

Federata Franceze e Futbollit dhe unë nuk kemi asnjë dyshim se do të vazhdoni ta sillni futbollin kosovar në nivelin më të lartë, duke krijuar një futboll të kthyer drejt së ardhmes. Përkushtimi, ambicia dhe vullneti juaj kanë qenë, janë dhe do të jenë sërish një aset i madh për zhvillimin të futbollit në Kosovë.

Federatat tona ndajnë vlera dhe synime të ngjashme – të tilla si promovimi i futbollit të femrave – rreth të cilave do të kemi mundësinë të mblidhemi në ngjarjet sportive dhe vitet në vijim.

Në këtë mënyrë ju siguroj mbështetjen time në arritjen e sfidave tuaja të ardhshme dhe urimet më të mira për përfundimin e sezonit.

Mezi pres të vendosim bashkëpunime domethënëse midis vendeve dhe federatave tona për të mirën e futbollit.

Sinqerisht i juaji,
Noël Le GRAET

NGJARJE TË TJERA

spot_img