Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, përmes një letre drejtuar kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar këtij gjashtë vjetorin e pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në Europë.
“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës që është një anëtar i vlefshëm i familjes Europiane e futbollit. Keni kaluar një rrugë të gjatë për një kohë kaq të shkurtër. Pas një vizioni të qartë të krijuar nja miku i ynë Fadil Vokrri, FFK tani ka bërë përmirësime të mëdha strategike në infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin, e cila do të vazhdojë të lulëzojë me bashkëpunimin tonë”, thuhet në letën e kreut të UEFA-s.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur që futbolli kosovar është duke përfituar nga programet e UEFA-s në ndarjen e njohurive, duke investuar në arsimim, të cilat do të ndikojnë pozitivisht dhe do të frymëzojnë suksese në të gjithë piramidën e futbollit.