Futbollistët e Llapit për të dytin vit me radhë do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës, derisa tashmë entuziazmi është rritur shumë, shkruan Demokracia.com.
Edicionin e kaluar skuadar e Tahir Batatinës triumfoi në finale përballë Dukagjinit pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa këtë herë ndeshet me Dritën.
Sfida zhvillohet me 26 maj, derisa tifozët e Llapit qysh tash kanë nisur mobilizimit.
Përmes një njoftimi në Facebook, “Legjendat” kanë paralajmëruar plot 15 autobusë me tifozë drejt stadiumit “Fadil Vokrri”.
Njoftimi i plotë i KF Llapit:
THIRRJE PER MOBILIZIM,
-Kryesia e Legjendave, njofton qytetaret e Podujeves(Llapit e Gollakut) se ne finalen kunder FC Drites, do te udhetojm me 15 autobus drejt Prishtines ne “Fadil Vokrri” per finalen e kupes se Kosoves, e ta ruajm epitetin e kampionit.
Ftohen t’gjitha gjeneratat, krejt qyteti, krejt rinia e pleqnia e Llapit, ftohen edhe Llapjant qe jetojn e veprojn ne vende tjera..
-Eshte ndeshje jetike per Europe, e i gjithe suksesi i ketije viti varet nga kjo ndeshje.
(Takimi zhvillohet me daten 26.05 dite e ejte)
Per detajet e udhetimit njoftoheni me kohe.
NUK KA MBET, KURGJO TJETER
Njofto shoqnin, njoftoni familjart e krejt Llapjant n’Prishtin, bashk me KF Llapin e Legjendat.