spot_img

Letra e Zuckerberg që i degjeneroi mediat shqiptare

spot_img

Një mëngjes shqiptarët aktive online u zgjuan me një informacion krejt të paparashikuar:

Zuckerbergu i kishte pikë të dobët shqiptarët.

Nuk ishte status Facebook-u, as satirë, shqiptarët e lexuan këtë informacion në media serioze, aty ku lexojnë deklarata kryeministrash dhe shkrime investigimi.

E vërteta është që ky letërkëmbim ishte “kurth” i Ilaz Hysaj, një qytetari nga Kosova i cili aktualisht merret me studime ne fushen e mjekësisë vaskulare në Francë, ku dhe ka kryer studimet e larta.

Me dhjetëra portale kishin cituar “për të qenë korrekt” nga një portal i vetëm (BotaSot) që kishte botuar një letërkëmbim midis Zuckerbergut dhe shqiptarit Hajdar K. Shtimja, i cili sipas themeluesit të Facebook në këtë letër, është njeriu që si me magji ndihmoi gjyshen e tij hebreje që të ngelte shtatzënë.

Shkrimi i botuar nuk tregonte se nga ishte marre kjo letër, ku ishte gjetur dhe kush e kishte përkthyer në një dialekt gegë.

Pikërisht qëllimi i satirës sime ishte të thumboja shqiptarët që besojnë në gënjeshtrën, në mrekullinë dhe që ëndërrojnë se çdo njeri i madh mund të jetë shqiptar.

Unë kam dhënë elemente që të kuptohet që është një trill.

Në vend të “Washington Post”, unë kam shkruar “Washington port” se sepse nuk dua të manipulojë me burimet.

Po ashtu shkruaj “Le mode” për gazetën “Le Monde” dhe “Charlie et Heddo” për “Charlie Hebdo”.

Në këtë shkrim thuhet se personazhet kanë lëvizur me një makinë në vitin 1853? ndërkohë që makina është zbuluar 50 vjet më vonë dhe flitet për një përkthyese grua shqiptare në kohë të Turqisë.

Të gjitha këto i “hëngrën” jo më pak se 30 media shqiptare me mbi 150000 pëlqime dhe klikime të panumërta.

Ja intervista:

A ju shqetëson më tepër ky fenomen i gazetarisë shqiptare që mund të përhapet çdo gjë si e vërtetë?

Ky ishte një test që çdo gjë mund të përgatitet përmes mediave tona që nuk kanë kod të profesionit dhe nuk e shikojnë burimin nga vjen informacioni, nuk e analizojnë nëse është i vërtetë apo jo, por bëjnë garë se kush e përhap më shpejt lajmin për të fituar klikime,”

A u përpoqe ta ndaloje përhapjen e këtij lajmi?

“Nuk u përpoqa që ta ndaloj, madje dy shkrimet e fundit i vazhdova me qëllim për të parë se deri ku shkon çmenduria mediatike shqiptare.

Dy të parat i bëra vetëm për miqtë e mi dhe portalet i morën pa më pyetur.

Ato kishin një qëllim edukativ dhe një mesazh të qartë.

Unë jam në rregull me normat morale dhe profesionale.”

Ne Francën ku jeton, a mendon se do të mund të ndodhte e njëjta gjë me mediat online?

Këto shkrime publikohen por vetëm në portale apo gazeta satirike dhe aty nuk ka asnjë kufi dhe “mund të tallesh edhe me zotin”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img