Kombëtarja e Kosovës ka rritur në Qipro, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Me ekspeditën dardane nuk ka udhëtuar Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të lëndimit është larguar nga grumbullimi, për të vazhduar me trajtim të lëndimit në klubin e tij.
Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi me të arritur në Qipro, e ka publikuar një foto ku shihet bashkë me trajnerin Alain Giress.
“Shkelëm ishullin qipriot me optimizëm për nismë të mbarë në UEFA Nations League” ka shkruar Ademi në rrjetin social facebook.