Futbollistët e Kombëtares së Kosovës dhe stafi kanë arritur sot në Nicosia të Qipros, atje ku të mërkurën do të zhvillojnë takimin e parë në kuadër të Ligës së kombeve.
FFK ka njoftuar se Mërgim Vojvoda nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të lëndimit, andaj edhe është larguar nga grumbullimi për të vazhduar me trajtim në klubin e tij.
Ndërkohë i pari I Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi me të arritur në Qipro është shprehur optimist për ndeshjen.
Në foto I shoqëruar nga përzgjedhësi Alain Giress, Agim Ademi ka shkruar
“Shkelëm ishullin qipriot me optimizëm për nismë të mbarë në UEFA Nations League”.
Kur jemi te sfida e Dardanve, me qipriotet ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në “AEK Arena”.
Pastaj më datat 5 dhe 9 qershor do të jenë nikoqir të Greqisë, respektivisht Irlandës së Veriut.