Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur pas fitores ndaj Qipros.
Kosova ka arritur fitore të madhe ndaj Qipros, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë për dardanët, por pjesa e dytë ishte komplet tjetër.
E pas ndeshjes ishte vet trajneri i Kosovës që tha se në pjesën e dytë u fokusuan në principet tona.
“Orientimi i lojës në pjesën e parë nuk ishte i mirë, me disa gabime teknike. Gjatë pjesës së dytë u fokusuam në principet tona dhe ta ndryshojmë lojën dhe të bëjmë atë të cilën jemi të aftë ta bëjmë”, u shpreh fillimisht Giresse.
Tutje, ai tregoi se në pjesën e dytë u kërkoi lojtarëve të luajnë nga krahët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.
“Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë. Të luajmë nga anët, pasi mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar. Të jemi më precizë sa i përket teknikës së pranimit të topit dhe lojës me top”, tha Giresse.
Kosova kështu mori një fitore të madhe ndaj Qipros./Lajmi.net/