spot_img

Islandë-Shqipëri, formacionet zyrtare! Reja lë në stol lojtarin më në formë

spot_img

Shqipëria nis edicionin e tretë të Nations League në transfertën ndaj Islandës, që do të transmetohet në Supersport 2, duke nisur prej orës 20:45. Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin titullar të sfidës së sotme. Skema është e njëjta: “3-5-2”, teksa formacioni është ai që kishte paralajmëruar një ditë më parë Supersport.al.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare do të jenë mungesat për Shqipërinë në transfertën islandeze, ndërsa trajneri Edi Reja duket se ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti. Në krahët e mesfushës do të luajnë Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacion.

Në qendër të mesfushës konfirmohet Gjasula, që do të mbështetet nga Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi më i avancuar, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, për t’u përdorur në pjesën e dytë.

Nuk ka dilema as në sulm, teksa në krah të Cikalleshit, besimi do t’i jepet bomberit të Superiores, Taulant Seferi, me Balajn dhe Vrionin që do ta nisin nga pankina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img