Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 790 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 214 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar gjashtë shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.
Nga MPB gjithashtu informojnë se 1071 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës. /Alsat/