Sot ka ndërruar jetë gazetari i njohur Llukman Halili.
Ai pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, ndërsa ishte korrespodenti i parë i RTP-së nga Palestina.
Llukman Halili ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci.
Ai është edhe bashkëautor me Blerim Shalën i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.