Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke kembëngulur që stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë të ngritë sa më parë kapaciteti i tribunave. Me anë të një postimi, Ademi ka sqaruar se janë gati për të filluar punën edhe në profilin e tij në Facebok:
“Të gatshëm për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse.
Presim përgjigjen nga institucionet lokale e qendrore për ta nisur realizimin e këtij projekti të rëndësishëm e të domosdoshëm.
#BashkëPërFutbollin”