Sot u përmbyllën me sukses garat e “Play-Off”-it Nacional për grupmoshat 13, 15 dhe 17-vjeç, të cilat u mbajtën nën organizimin e FFK-së në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndeshjet e kësaj gare dhuruan lojëra interesante, rivalitet sportiv e përplot emocione.
Shpreh mirënjohjen time për të gjitha ekipet pjesëmarrëse për garë korrekte, teksa uroj ekipet kampione SHF “Kurda” në U-13, KF Ramiz Sadiku në U-15 dhe KF Ulpiana në U-17.
Po ashtu, përgëzoj KF Drita dhe KF Drenica që së bashku me KF Ulpiana e siguruan inkuadrimin në Superligën U17.
Mirënjohje e falënderim për anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti me ekipin organizativ, për stafin e Kampit Nacional, për ekipin e zyrës për media, gjyqtarët dhe delegatët e ndeshjeve dhe ekipin e VAR-it për një punë të jashtëzakonshme gjatë këtyre tetë ditëve të garave të “Play-Off”-it.
#BashkëPërFutbollin’ shkruan Kreytari i FFK-së Agim Ademi