Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka vizituar stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ne Podujevë.
Ky është statusi i tij i plotë
Sot e vizitova stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, i cili është bërë një ndër arenat më të bukura sportive në vend.
Ky stadium është i gatshëm për edicionin e ri, derisa fusha është në gjendje shumë të mirë.
Tani kanë mbetur të plotësohen edhe disa kritere dhe më pas do të ftohet Komisioni i UEFA-s për licencim dhe kategorizim të stadiumeve.
Sigurisht se me punën që është bërë dhe po bëhet, ky stadium do ta marrë licencën për ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona.
Jam i kënaqur me mirëmbajtjen e mirë të këtij impianti dhe uroj që të vazhdohet kështu edhe në të ardhmen.
Ky stadium ka arritur në këtë nivel në saje të Memorandumit të Bashkëpunimit për investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së, FFK-së dhe Komunës së Podujevës, derisa vitin e kaluar FFK ka investuar sërish në shtrimin e fushës natyrale.
A.A.
#BashkëPërFutbollin