Liverpool mund ta lejojë Mohamed Salah t’i bashkohet Real Madridit për 70 milionë euro, gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve.
Pronarët e Reds thuhet se do të konsideronin ndarjen me reprezentuesin e Egjiptit, nëse çmimi do të ishte i duhuri, pasi lejuan edhe Sadio Manen të largohej drejt Bayernit.
Real Madridi mendohet se është i etur për një lëvizje për Salah, një nga yjet më të suksesshëm të Premierligës, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Salah gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 51 paraqitje, derisa ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 16 të tjerë.
Për reprezentuesin e Egjipit nuk kanë munguar ofertat nga klubet e mëdha evropiane, edhe si Paris Saint-Germaini, por që ende nuk është shprehur ndonjë interesim konkret për të.
Ai para disa kohe është prononcuar për mediet në lidhje me të ardhmen e tij, ku është shprehur se nuk do të largohet nga “Anfield” gjatë këtij viti.