Futbollin kosovar po vazhdojnë ta përfaqësojnë denjësisht edhe gjyqtarët. Së fundi ata morën besimin nga UEFA për të ndarë drejtësinë në Conference League, shkruan demokracia.com.
Këtë herë radha është për gjyqtarin Visar Kastrati.
Krahas Kastratit, do të ndajë drejtësinë edhe Besnik Morina e Lumturie Muhadri si anësor ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Ndeshja do të luhet të enjten nga ora 20:00, në mes Fola Esch – Tre Fiori.