Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, me rastin e 2 Korrikut, Ditës Botërore të Gazetarëve Sportiv, i ka uruar gazetarët kosovar të sportit, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook. Më posht mund të lexoni postimin pa ndërhyrje:
URIME 2 KORRIKU • DITA BOTËRORE E GAZETARISË SPORTIVE
Të nderuar kolegë gazetarë të sportit,
2 Korriku, shënohet nga gazetarët dhe institucionet e gazetarisë sportive në mbarë botën.
Kjo ditë, tashmë e gjen gazetarinë sportive në Kosovë në një dimenzion krejt tjetër, për faktin që tejkaluam së bashku një sfidë shumë të vështirë me pandeminë.
Bordi i SHGSK-së, ju uron të gjithëve këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, duke ju falenderuar për punën që bëni, njëkohësisht ju inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tutje në informimin e drejtë dhe zhvillimin e gazetarisë sportive.
Së bashku si komunitet i gazetarisë sportive, do të vazhdojmë me shumë përkushtim, t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë vlerat tona, duke respektuar standardet profesionale të gazetarisë.
Me respekt,
Bordi i SHGSK-së