I ftuar në “Duelin Sportiv” në RTV Dukagjini, Agim Ademi, kryetar i FFK-së ka përmendur suksesin e ekipeve kosovare të cilat po zgjerojnë dita-ditës rrugëtimin e tyre drejt fushave të gjelbra ndërkombëtare.
“Jemi liga më e mirë e ranguar në rajon”, ka thënë fillimisht Ademi, për të vazhduar: “Unë besoj shumë në kualitetin, entuziazmin dhe shpirtin luftarak të këtyre ekipeve”, ka thënë kryetari Ademi.
Para pak ditësh, ai kishte deklaruar se FFK-ja po planifikonte të zgjeronte stadiumin “Fadil Vokrri” me 8 mijë ulëse shtesë. Një përgjigje akoma pritet nga Komuna e Prishtinës.
“Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ duhet të jetë interes nacional ngase është bërë ekskluzivisht për ekipet kombëtare të Kosovës e sidomos ato të ekipës A”, ka thënë ai.
Tutje, Ademi ka thënë që pret zhvillim të madh në vazhdim të kohës së tij si Kryetar i FFK-së.
Ndër të tjera, ai ka thënë që buxheti i FFK-së është një buxhet solid gjersa thekson që “buxheti në sport nuk mjafton asnjëherë”.
I pyetur se cili do të ishte buxheti ideal që futbolli i Kosovës të ngrihej në një nivel tjetër, me plot vetëbesim Ademi thotë, “futbolli ynë tashmë është në nivel tjetër“.