Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani do të debutojë sot në garat evropiane, saktësisht në Ligën e Kampionëve.
Suharekasit do të luajnë me skuadrën nga Lituania, Zalgiris Vilnius, sfidë kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”nga ora 20:00.
Përballja do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.
Krahas Ballkanit, në garat evropiane nga Kosova këtë sezon do të luajnë edhe Drita, Gjilani e Llapi. A