spot_img

E BUJSHNME: Ronaldo përshëndetet me Manchester United, i bashkohet Barcelonës

spot_img

Kristiano Ronaldo nuk është prezantuar në stërvitje me Mançester Junajtidin për të tretën ditë radhazi, ndërsa klubi nuk e di nëse sulmuesi portugez do të udhëtojë me skuadrën në turin aziatik dhe Australi.

Erik ten Hag niset me skuadrën ditën e premte drejt Bangkokut, ku do të luajë kundër Liverpulit më 12 korrik, por shefat e “Djajve” nuk e dinë nëse 37-vjeçari do të jetë në bordin e avionit, ndërsa zyrtarisht thotë se po mungon për arsye familjare.

Por prej së shtunës, CR7 ka dorëzuar kërkesën e largimit nga “Old Trafford”, ndërsa menaxheri i tij, Zhorzh Mendesh, ua ka ofruar deri tani klubeve të Çelsit dhe Barcelonës. Ideja e një transferimi në “Camp Nou” u konfirmua edhe një ditë më parë nga vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta.

Gjatë prezantimit të Frenk Kesit ditën e mërkurë, Laporta tha se ishte takuar me menaxherin e portugezit, Zhorzh Mendesh, dhe e kishin diskutuar transferimin e mundshëm të Ronaldos.

“Unë kisha një darkë me Zhorzh Mendeshin të hënën dhe ne folëm për merkaton në përgjithësi.

Kristiano? Nuk do të flas për emrat e lojtarëve të diskutuam në takim, por është gjithnjë bukur kur di që disa prej emrave janë në treg”.

Ronaldo ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”, por nuk dëshiron që të luajë më për Mançester Junajtidin për shkak se do të mungojnë në Champions këtë sezon.

Gjatë këtyre ditëve, futbollisti është stërvitur në ambientet e kombëtares portugeze në Lisbonë, ku ai ndodhet aktualisht bashkë me familjen.

Junajtidi dëshiron që ta mbajë lojtarin deri në fund të kontratës së tij dhe nuk do donin që ta shisnin te një rival direkt si Çelsi.

Në fakt, Mendesh është takuar me pronarin e ri të bluve të Londrës, Tod Bohli, dhe investitori amerikan është i interesuar për të bërë një ofertë në ditët e ardhshme.

NGJARJE TË TJERA

spot_img