Drita e Ardian Nuhiut do ta kërkojë përmbysjen e rezultati dhë njëkohësisht kualifikimin në rrethin e dytë të kualifikimeve në Conference Leagu ndaj Inter Turkut javën e ardhshme.
Ndeshja e kthimit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të martën mbrëma me fillim nga ora 20:00.
Skuadra nga anamorava përkundër paraqitjes së mirë në Finlandë u mposhtën 1:0 nga Inter Turku.
Niska ishte golashënues për finlandezët në minutën e 77-të.
Ardian Nuhiu nuk do mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut, Ilir Blakçori për shkak të kartonit të kuq të këtij të fundit në ndeshjen e parë.