Kampionati botëror këtij viti do të jetë shumë i veçantë për faktin e thjeshtë se është i pari që zhvillohet në një vend arab dhe duhet që në shumë vende të tilla ndalohet konsumi i alkoolit.
Por për Kupën e Botës në futboll ka gjithmonë përjashtime dhe kështu do të ndodhë edhe këtë fundviti në Katar, ku do të lejohet shitja e alkoolit në zona të veçanta për tifozët.
Alkooli në Katar lejohet vetëm në bare dhe restorantet e hoteleve. Edhe në supermarkete, lejohet vetëm nëse me leje te veçantë, nëse je i huaj mbi 21 vjeç dhe jeton në Katar. Gjatë Botërorit, rregullat e blerjes së alkoolit pritet të lehtësohen, por gjithsesi të gjithë tifozët mund ta konsumojnë atë vetëm në banesat e tyre, ose në zonat e caktuara për tifozët.
Të gjitha me një orar të caktuar.Alkooli në fan zonë do të lejohet vetëm nga ora 16:00, deri në orën 22:00. Gjithashtu, do të shërbehet edhe në stadiumet gjatë orareve të ndeshjeve. Në pjesën tjetër të ditës, do të vlejnë rregullat e zakonshme.
Pritet që ky plan të miratohet së shpejti dhe FIFA t’u shpërndajë tifozëve që do të udhëtojnë drejt Katarit, udhëzimet se si mund të konsumojnë alkool pa rrezikuar që të përfundojnë në burg.