FC Ballkani ka arritur sot paradite në Lituani ku do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.
Të portokalltit do të përballen me lituanez Zalgiris, ku sfida e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ u mbyll me barazim 1:1.
Kampioni kosovar ka udhëtuar drejt Lituanisë me të vetmin qëllim që të marrin një fitore për të kaluar në raundin e dytë që do të ishte historike për këtë skuadër.
Zalgiris dhe Ballkani përballen të martën me fillim nga ora 18:00.