Në Ekipen A, në ATV u diskutua për ndeshjet evropiane që po i zhvillojnë skuadrat kosovare. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ftoi të gjitha grupet e tifozëve t’i japin përkrahje Llapit. Ai foli edhe për çmimet e biletave:
“Nuk është problemi që Llapi dëshiron me fitu. Në këtë kohë që po jetojmë 20 euro një biletë është shumë. Filozofia e Llapit në këtë ndeshje nuk është me fitu mjete financiare, filozofia e kryesisë është me ju tregu klubeve tjera si me i kthye tifozët në tribuna.
Nuk kthehen tifozët me 8 euro bileta ose 10 euro sepse kanë 200 euro pagë mujore. Përveç Llapit asnjë klub nuk mundet me i bo 10 mijë tifozë në “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq gazetari, Alban Lumi debatoi më Batatinen, duke i sygjeruar se të njëjtën gjë duhet ofruar edhe skuadrave tjera.
“Është e paimagjinueshme, që tifozët e Inter të mbështesin ata të Milanos, por nëse duam të jemi “sui generis”, atëhere siguroi mbështetje edhe nga ana e juaj tri
skuadrave tjera, Ballkanit, Dritës e Gjilanit”, tha ndër të tjera Lumi.
Klubi Futbollistik “Llapi” do të përballet me skuadrën malazeze Buducnost Podgorica. Ndeshja e parë e luajtur në Mal të Zi ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat, 2:0 Llapjanët po shpresojnë që do e rikthejnë rezultatin në “Fadil Vokrri”, në takimin që zhvillohet ditën e enjte me fillim nga ora 20:00.