Aktivitetet e skuadres zingjir të Kombëtares së Kosovës në futboll nuk kane të ndalur edhe në këto ditë të nxehta korriku.
47 futbollist me prejardhje nga Kosova, të cilët janë duke u aktivizuar në klube të ndryshme të evropiane.
Në drejtim të trajnerit Arsim Abazi, këtë radhë është kategoria deri 17 vjeç.
Kampin në Hajvali sot e vizitoi Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili u emocionua me angazhimin e futbollistëve, në të cilen Kombëtarja kosovare i ka sytë në të ardhmen.
Ademi po ashtu për vizitin e tij, njoftoi në profilin e tij në Facebook:
Sot pata kënaqësinë t’i vizitoj dhe t’i përshëndes djemtë e bashkatdhetarëve tanë, që luajnë në klubet e ndryshme të Evropës, të cilët janë përfshirë në grumbullimin e Kombëtares U17 në Hajvali.
Në këtë grumbullim po marrin pjesë 47 futbollistë nga Finlanda, Belgjika, Italia, Zvicra, Gjermania dhe shtetet tjera evropiane, të cilët po stërviten me stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin.
I falënderoj prindërit e futbollistëve që kanë rritur fëmijët e tyre në Evropë në frymën e atdhedashurisë, pasi përpos të mirave tjera që i japin Kosovës, ata kujdesen edhe për ngritjen e imazhit të shtetit tonë nëpërmjet futbollit.
Faleminderit Diasporë! 💛💙⚽️🇽🇰
A.A.
#BashkëPërFutbollin