Në lokalet e FFK-së, para pak çastesh është bërë hedhja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Përfaqësuesit e klubeve elitare kanë bërë tërheqjen e shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Xhiroja e parë e edicionit të ri nuk ka sjellur ndonjë derbi, sidoqoftë ndeshja interesante do të luhet në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës së Ismet Munishit.
Kampioni në fuqi, Ballkani udhëton në Malishevë, Drita viziton Mitrovicën për t’u takuar me Trepçën ’89.
Gjilani e mirëpret Ferizajin e sapoinkuadruar, kurse Llapi luan si mysafir i Drenicës.
Edicioni i ri garues në Superligën e Kosovës nis më 13 dhe 14 gusht.
Xhiro e parë:
Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina.