spot_img

Presidenti Agim Ademi: Jam i lumtur që isha bashkëpunëtor i Fadil Vokrrit, ai ishte mbret i fushës së gjelbër

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, sot, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek shtatorja e Legjendës Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.

Të pranishëm ishin edhe anëtarët e KE të FFK-së, Agim Nura e Naser Ajeti, si dhe përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve dhe të tifozëve të kombëtares, Dardanët. Të dy presidentët e vlerësuan lartë personalitetin dhe karrierën e ish-presidentit të FFK-së, të cilin njëherësh e kishin edhe mik të ngushtë.

Presidenti Ademi theksoi se 23 korriku është një datë me emcoione, sepse në këtë datë ka lind një legjendë e futbolli siç ishte Fadil Vokrri.

“Kur e njeh Fadilin jo vetëm si legjendë, por edhe si bashkëpunëtor e si mik, atëherë emocionet janë edhe më të mëdha. Gjithmonë do ta kujtojmë në këtë datë në mënyrën tonë të futbollit. Fadil Vokrri ishte mbret i fushës së blertë dhe jam shumë i lumtur që kam qenë bashkëpunëtor i tij për shumë kohë. Sot, kjo datë është emocionuese normalisht edhe për familjarët, për kolegët e tij të karrierës, për bashkëpunëtorët e tij në FFK dhe për fansat e futbollit, të cilët deri më sot nuk mund ta zëvendësojnë Fadil Vokrrin, sepse ai i kishte gjërat e veçanta e që janë të paarritshme, pavarësisht se edhe tani kemi futbollistë të jashtëzakonshëm. Sot, Fadili do t’i bënte 62 vjet. Ai jetoj pak por veprat e tij flasin sikur të jetonte 200 vjet. Prandaj, me veprat e tij, ai, gjithmonë do të jetë i pranishëm dhe nuk do të harrohet nga të gjithë shqiptarët”, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkaq, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka ardhur në Prishtinë pikërisht për të nderuar veprën dhe karrierën e Vokrrit, theksoi se 23 korriku është një ditë e rëndësishme për futbollin mbarëkombëtar.

“Kjo datë ka sjellë në jetë një nga legjendat e futbollit dhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri. Do të kishim shumë dëshirë që të jetonte më gjatë, por me atë çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës së tij dhe kontributin e dhënë për futbollin, ai, nuk do të vdesë kurrë. Nuk do të vdesë jo vetëm në memorien e komunitetit tonë të futbollit, por edhe në memorien e çdo shqiptari, si një njëri që ka kontribuuar në futboll, si një familjar i mirë por edhe në të gjitha këndvështrimet e tij”, ka thënë Duka.

Me rastin e ditëlindjes së 62-të të Vokrrit, sot, në stadiumin që mban emrin e tij në kryeqytet, do të organizohet edhe turneu i veteranëve, në të cilin marrin pjesë Kombëtarja e Kosovës, Kombëtarja e Shqipërisë, Llapi dhe Prishtina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img