Në finalen e turneut “Dielli TEB OPEN 2022” në tenis, ngadhënjeu Shendrit Deari, pasi mposhti në finale tenistin nga Maqedonia e Veriut, Stefan Micov.
Deari fitoi këtë duel 2-1 me sete, 6:3, 6:1 dhe 6:3.
Për rreth 1 orë e gjysëm sa zgjati loja në përgjithësi, u karakterzua me intensitet të lartë e edhe momentet e nervozizmit nuk munguan.
Pasi arriti në shumë finale të këtij turneu, Shendrit Deari më në fund arriti të dal triumfues, ku me këtë rast edhe u shpreh i lumtur për arritjen e tij.
Kujtojmë që në këtë garë, e cila filloi që nga 17 korriku deri më sot, u shërblyen edhe tenistët që u renditen në vendet e dyta dhe të treta.