Skuadra e rikthyer në Superligë, Trepça 89, duket se tani është e kënaqur me punën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Mitrovicasit ishin kundër mbajtjës së Kuvendit Zgjedhor, madje edhe bojkotuan punimet e tij. Por drejtuesit e sajë së fundi kanë falenderuar FFK-në, pasi u ndanë të kënaqur për punimet e përkujdesit të institucionit më të lartë të futbollit në stadiumin “Riza Lushta”.
Më posht e gjeni falenderimin e Trepçës 89, të postuar në profilin e klubit në Facebook:
𝐅𝐀𝐋𝐄𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐌
Klubi Futbollistik Trepça’89 falenderon Federatën e Futbollit e Kosovës për punën të cilën ka filluar ta bëjnë në Stadiumin “Riza Lushta” ku kanë filluar instalimin e ujitjës nëntokësore për fushë gjë e cila do e ndihmon mjaft shumë mirmbajtjën e fushës dhe do të lehtësoj punën e ekonomit tonë.
Me respekt
Kryesia e KF Trepça’89
Presidenti z. Abedin Zeka – Beki
💚🤍