Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 162 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 778 testime të realizuara.
Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 9 persona me koronavirus, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar pesë pacientë të shëruar: dy nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova.
Maqedonia Veriore ka gjithsej 4057 raste me COVID-19, prej tyre 1710 të shëruar dhe 188 të vdekur.
Aktualisht janë 2159 raste aktive me koronavirus, derisa nga fillimi i pandemisë janë kryer 43.040 teste për COVID-19.
Top Channel