Lajmi i djeshëm për investimet e FFK-së në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, sikur bëri bujë në opinionin kosovar, shkruan Demokracia.com.
Kjo jo që po ndodh për herë të parë, ose FFK-ja që nuk ka investuar në fushat tjera, por duke i ditur raportet shumë të acaruara kohëve të fundit të drejtuesve të Trepçës ’89 në adresë të FFK-së, është menduar se kjo e fundit do të hakmerret dhe nuk do të investojë aty, por ndodhi e kundërta.
FFK sikur nuk mban inate dhe të gjitha klubet e Superligës po i konsideron të barabarta.
Njohësi i mirë i futbollit tonë, gazetari Alban Lumi përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar FFK për investimet në Mitrovicë, duke thënë se premtimet dhe programi i FFK-së i shpalosur në fushat tash po shndërrohet në punë.
Postimi i plotë i Alban Lumit:
Ndihem shumë mirë, që Federata e Futbollit e Kosovës po investon dhe po i përkrah të gjitha klubet dhe sot e vërejtëm, që edhe tek Trepça’89 po investohet sistemi i ujitjes.
Është kënaqësi kur FFK e udhëhequr nga Presidenti Agim Ademi premtimet në fushatë po i shndërron në punë praktike. Nga dita e parë që e kam mësuar vizionin me projekte të pasura nga drejtuesit e FFK, kam qenë i bindur dhe asnjëherë nuk kam ngurruar të flas hapur.
Punëve të mira veç duhet me ju thanë puna e mbarë! Madhështinë e tij drejtuesit e shfaqin pikërisht kur nuk mbajnë inate por janë të barabartë me të gjithë pa dallim. Është koha e rregullimeve të terreneve e stadiumeve…/Demokracia.co