Dinamo Zagreb ka vazhduar ëndërrën e
Ligës së Kampionëve, pas fitores minimale (1:0) sonte në Shkup ndaj skuadrës me të njëjtën emër.
Në këtë mënyrë Shkupi nuk ka arritur kualifikimin në rrethin tjetër të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, edhe pse barazoi në ndeshjen e parë 2:2 në Zagreb.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mposhtur në ndeshjen e kthimit 0:1 nga Dinamo Zagreb në Shkup.
Ishte futbollisti shqiptar, Arijan Ademi ai që realizoi golin vendimtar për ekipin kroat, duke i siguruar atyre kualifikimin tutje.
Ademi me ndihmën e Menalos realizoi nga afërsia në minutën e 47-të të përballjes.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut kishte mundësi të mira, sidomos në pjesën e parë duke rrezikuar seriozisht portën e kroatëve, por pa arritur cakun.
Kësisoj, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës, në rrethin e tretë kualifikues.