Gjyqtari kosovar Visar Kastrati vazhdon paraqitjet e tij në arenën evropiane. Kastrati nga UEFA është caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen në mes të skuadrës norvegjeze Viking dhe asaj nga Çekia, Praga.
Takimi është i vlefshëm për xhiron e dytë të Conference League.
Krahas Kastratit kryesor, gjyqtarë anësor do të jenë Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Alban Shala.