Drita e pret skuadrën belge Royal Antwerp sonte mbrëma në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të dytë në Conference League. Takimi i parë ishte mbyllur pa gola, derisa përballja në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis në ora 20.00.
Tek Drita mbizotëron atmosferë fantastike derisa nuk mungon as optimizmi për ta kaluar skuadrën favorite belge.
Në prag të kësaj përballje trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka cekur përgatitjet e skuadrës, të cilën ai e drejton.
“Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Vërej një motiv të veçantë për ndeshjen.
Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin.
Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp, shkruan Albanian News.
Trajneri i “intelektualëve” vlerësoi lartë kundërshtarin belg:
“Janë skuadër agresive, që bëjnë presion të lartë, me individë shumë cilësor.
Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, pptencoi trajneri Ardian Nuhiu.
Derisa Arbnor Muja, i cili kishte shkëlqy në Prishtinë ndaj Inter Turkut, u shpre “Jemi të motivuar e të përgatitur, kemi analizuar kundërshtarin. Loja e parë na ka shërbyer mirë si një pasqyrë e analizës. Të gjithë jemi të motivuar dhe mezi presim të luajmë nesër. Na pret një ndeshje e vështirë, por shpresojë të kualifikohemi tutje”, ka dhënë shpresa Muja.
Edhe trajneri i belgëve, ish Ylli holandez i fushës, Marco Van Boomel u shpreh të jenë përgatitur mjaftë për ndeshjen.
“Thjesht duhet të sigurohemi që të marrim një raund tjetër. Si, kjo nuk ka rëndësi. Nuk e di se si do të jetë FC Drita përpara ditës, por shpresojmë që golin e parë ta arrijmë së shpejti. Nuk do të jetë e lehtë. Kishim edhe disa goditje të penalltive, por nuk ushtruam shtesë. Duhet të sigurohemi që të mos vijë deri këtu”, tha Van Bommel.