spot_img

Megjithatë FBK mbanë qëndrim për lojtarët e huaj në parket, vazhdohet me tre por tani me dy në bankë

spot_img

Më shumë se gjysma e Superligës së Kosovës në basketboll, pesë nga tetë ekipet, kishin kërkuar që rregulli i lojtarëve të huaj në ndeshjet e edicionit të ri të Superligës të bëhet prej 3+1 në 4+1. 

Rregulli 3+1, që ka qenë në fuqi gjatë edicionit të kaluar do të thotë që në ndeshje të garave të organizuara nga FBK, mund të regjistrohen katër basketbollistë të huaj, prej të cilëve tre guxojnë të luajnë në të njëjtën kohë dhe tjetri të shfrytëzohet si zëvendësim i tyre.

Për shkak të numrit të paktë të lojtarëve cilësorë vendorë, disa ekipe në stinorin e kaluar natyralizuan disa lojtarë.

E pas goditjeve të Yllit dhe Trepçës në afatin kalimtar veror për edicionin e ri të garave, kriza për lojtarë cilësorë vendor u bë edhe më e madhe – dhe kjo detyroi edhe FBK-në të ndërrojë këtë rregull, por jo krejtësisht sipas kërkesës së klubeve në fjalë.

Mbetët të shihen si do të pritet ky vendim nga skuadrat, që kërkuan katër të huaj në parket, Prishtina, Bashkimi, Prizreni, Rahoveci dhe Peja, madje ato kishin dërguar këtë kërkesë në FBK.

Kështu, në mbledhjen e fundit të Bordit të FBK-së, është marrë vendim se rregulli i paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3+1 është bërë 3+2. Pra, ekipet do të mund të regjistrojnë pesë lojtarë të huaj, por prapëseprapë, vetëm tre njëkohësisht do të jenë në parket.

“Në kuadër të diskutimit të Propozicioneve të Garave për edicionin 2022/23 ka vendosur që të ndryshojë rregullin e paraqitjes së lojtarëve të huaj nga 3 + 1, në 3 + 2 të huaj në përbërje të skuadrës,” — ka shkruar në Vendim të Bordit të FBK-së, vendosur dje më 28 korrik 2022.

NGJARJE TË TJERA

spot_img