spot_img

Presidenti Ademi me ftesë të UEFA-së, shkon në finalen e Euro 2022 për femra

spot_img

Të dielen në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, zhvillohet finalja e madhe e kampionatit evropian për femra.

Për trofeun më të çmueshëm, në Londër do të përballen nikoqiret, Anglia dhe Gjermania.

Me ftesë të shtëpisë Evropiane të Futbollit(UEFA), në Londër ka udhëtuar Presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

I pari i futbollit kosovar atje ka arritur pasi siguroi për Kombëtaren e Kosovës shërbimet e 21 vjeçarit të lindur në Belgjikë Laurit Krasniqi.

Ademi këto udhëtime si këtë herë në ishull i shfryëzon për intensifikimin e raporteve me krerët e institucioneve më të larta të futbollit evropian. Albania News ka siguruar foton nga Londra të Ademit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në Londër

Në finalen e madhe të Londrës, Gjermania arriti falë fitores minimale, 2:1 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Derisa anglezet ishin bindshëm më të mira se Suedia, duke i premtuar adhuruesve anglezë se atë që nuk po ia dalin ta bëjnë meshkujt, vashat angleze janë shumë afër. Ishulloret takimin gjysmëfinal e mbyllën e me shifrat, 4:0.

Takimi i cili do të nxjerr kampionin e ri nga kjo konkurrencë do të zhvillohet të dielen nga ora 18.00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img