Timonieri i futbollit kosovar, Agim Ademi është takuar më homologun e tij belg, Paul van den Bulck. Ky i fundit para pak ditësh u zgjodh President i Federatës së Futbollit të Belgjikës.
Pos temave të cilat kanë të bëjnë për bashkëpunimin e dy federatave, Ademi uroi Bulck për madatin katërvjeçar.
“Presidentin e sapozgjedhur të Federatës së Futbollit të Belgjikëse, Paul van den Bulck, e urova për zgjedhjen në krye të futbollit belg”, ka thënë fillimisht i pari i futbollit tonë.
Më pas Ademi shtoi: “Me Bulck biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave dhe i bëra ftesë që ta vizitojë Kosovën”.
Edhe Presidenti nga Federata e Belgjikës e ka pritur mirë takimin dhe e vë në konsideratë ardhjen e tij në Kosovë.