Kampioni i Kosovës vazhdon të mbroj nderin e skuadrave kosovare në arenën evropiane. Nga gjithsej katër skuadra vendi ynë, në rrethin e tretë të Conference League, Ballkani ia doli të plasohet për të vazhduar ëndrrën evropiane.
Takimin e radhës therandasit e luajnë përball skuadrës nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Norvegjia për të drejtuar ndeshjen.
Gjyqtari kryesor do të jetë Espen Eskas, i cili do të ndihmohet ngga Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Kristoffer Hagenes.
Ndeshja luhet të enjtën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, e cila nis nga ora 20.00.