Arbnor Ramadani edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Gjilanit.
SC Gjilani edhe pse ka mbetur pa Presidentin e dorëhequr Zuka, vazhdon furishēm për përgatitjet për kampionatin e ri.
Mesfushori gjilanas ka nënshkruar me “kuqebardhët” me lajmin që është konfirmuar nga klubi përmes peofilit zyrtar.
Gjilani si zakonisht ka bërë një prezantim fantastik të futbollistit përmes një video, ndërsa ka përfshirë edhe supergolin e Ramadanit ndaj Dritës në finalen e Kupës së Kosovës sa ishte pjesë e Llapit.
Arbnor Ramadani së fundmi ishte pjesë e Llapit ndërkohë gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë edhe e Dritës, rivali lokal të Gjilanit
Më poshtë mund ta shikoni videon e prezantimit të lojtarit nga SC Gjilani.