Georginio Wijnaldum është lojtari më i ri i Romës, edhe pse marrëveshja pritet të zyrtarizohet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Presidenti i Romës, Dan Friedkin ka udhëtuar drejt Parisit me aeroplanin e tij privat për ta marrë mesfushorin holandez me vete.
Tanimë janë zbuluar edhe detajet e marrëveshje, ku Wijnaldum do të huazohet te Roma që ka edhe blerjen obligative në fund të sezonit.
PSG e mori falas një vit më parë holandezin, por atë do ta largojë me një çmim shumë më të ulët se sa vlera reale e lojtarit.
Marrëveshja mes drejtuesve të dy skuadrave është arritur që Roma të paguaj gjashtë milionë euro për blerjen përfundimtare të lojtarit.
Gjithsesi Giallorosët do ta kenë një ndihmë të vogël në vitin e huazimit të Wijnaldum, pasi paga e tij do të paguhet përgjysmë me PSG-në.
Mediat në Francë dhe Itali kanë raportuar se holandezi pritet që sonte të mbërrijë në Romë ku pastaj nesër do t’i kryej testet mjekësore.