“Nuk doja ta bëja, por skafi mori menjëherë gaz”, këto kanë qenë fjalët e Arjan Tases, ish-shefit të Komisariatit të Himarës, i cili drejtonte mjetin lundrues që përplasi për vdekje 7-vjeçaren ditën e sotme në plazhin e Potamit.
Mësohet se Tase është marrë në pyetje nga punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dhe ka pretenduar se skafi i doli jashtë kontrollit.
Tase ka deklaruar se skafi mori gaz menjëherë dhe u rotullua në vend.
Sakaq, bëhet me dije se Tase nuk ka patur patentë për ngarjen e mjetit lundrues, dhe ka deklaruar se skafi nuk ishte i tiji, por ia kishte marrë një miku për ta përdorur.