Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, me ftesë të Federatës së Voljebollit të
Maqedonisë, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar memorial “Branko Hadzi Iljoski – Cakaja”.
Ky turne do të zhvillohet mes datave 4-6 gusht në qytetin e Krushevës dhe do të jetë mundësi e mirë përgatitjeje për vashat e Lorik Ilazit, para Kampionatit Ballkanik, i cili fillon më 10 gusht.
Pjesë e këtij turneu, përveç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të jetë edhe Bosnja dhe Hercegovina.
Këto Kombëtare do të zhvillojnë tri ndeshje me njëra-tjetrën, derisa – pas ndeshjes së fundit – do të organizohet një ceremoni përmbyllëse, ku do të ndahen çmimet dhe trofetë.