Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, sot, janë pritur ngrohtësisht në ambasadën e Katarit në Tiranë nga ambasadori Ali Bin Hamad Al-Marri, e ku të pranishëm ishin Abdulaziz Mohammed Alsahli sekretar dhe Nada Abdulrahman Al Sayed konsulle.
Gjatë këtij takimi edhe një herë u konfirmua partneriteti ndërmjet dy vendeve, sidomos në aspektin e futbollit, njofton FFK-ja në uebfaqe.
Ademi e njoftoi ambasadorin Ali Bin Hamad Al-Marri për ecurinë e futbollit të Kosovës, si dhe për raportet e mira që FFK ka krijuar me Federatën e Futbollit të Katarit.
Me këtë rast u diskutua për nevojën e realizimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar me Federatën e Katarit, si dhe për stadiumin e çmonuteshëm, i ndërtuar nga 974 kontenierë për finalet e Botërorit “Katari 2022”, e të cilin FFK ka kërkuar që pas përfundimit të këtij eventi ta fitojë si donacion nga shteti i Katarit.
Të dyja palët u dakorduan edhe për realizimin e projekteve tjera të përbashkëta.