spot_img

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

spot_img

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në promoncimin e fundit për medie ka deklaruar se lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj. Ai kështu tha vetëm disa orë pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke vrarë një person.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet, por ia kushtoi fjalimin e tij të natës gadishullit, duke thënë: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Rusia ka minimizuar shpërthimet dhe një këshilltar i lartë ukrainas mohoi se Ukraina ishte përgjegjëse.

Krimea është zyrtarisht pjesë e Ukrainës, por u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti ndërkombëtar e sheh si të paligjshëm.

Dhe shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të martën, një seri shpërthimesh tronditën bazën ushtarake Saky pranë Novofedorivka, në perëndim të Krimesë, e cila është pranë vendpushimeve bregdetare të njohura nga turistët rusë.

Ministria ruse e mbrojtjes këmbënguli se shpërthimet ishin për shkak të municioneve që kishin shpërthyer në një depo – edhe pse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërsa ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak mohoi se Ukraina ishte pas shpërthimeve, duke i thënë kanalit televiziv online Dozhd: “Sigurisht që jo. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”.

Çdo sulm ndaj Krimesë nga Ukraina do të konsiderohej “thellësisht serioz nga Moska”.

Rusia dha një paralajmërim muajin e kaluar kur ish-presidenti Dmitry Medvedev kërcënoi se “Dita e Gjykimit do të presë menjëherë” nëse Ukraina do të shënjestronte Krimenë.

Zelensky nuk iu referua shpërthimeve në fjalimin e tij të martën, por foli gjatë për gadishullin, duke thënë: “Ne nuk do të harrojmë se lufta ruse kundër Ukrainës filloi me pushtimin e Krimesë”.

“Kjo luftë ruse…filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me Krimenë – me çlirimin e saj”, tha ai.

Vërejtjet e fundit të Zelensky sugjerojnë se ai beson se Ukraina duhet të rimarrë gadishullin përpara se lufta të përfundojë – por në të kaluarën ai ka thënë gjëra të ndryshme për këtë çështje.

Ai më parë tregoi se Ukraina mund të pranonte paqen nëse Rusia kthehej në pozicionet e saj përpara 24 shkurtit, që do të thotë se rimarrja e Krimesë nuk do të konsiderohej një kërkesë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img