Kombëtarja U19, femrat, e Kosovës është e gatshme për sfidën e parë në Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe që zhvillohet në Mioveni të Rumanisë, aty ku do të zë vend kjo garë mes datave 10-14 gusht.
Vashat ‘Dardane’ patën një periudhë përgatitore të ngjeshur, përfshirë edhe pjesëmarrjen në turneun memorial ndërkombëtar në Maqedoni, derisa në qytetin rumun kanë vazhduar stërvitjet intensive nën drejtimin e trajnerit Lorik Ilazi dhe stafit të tij.
Ndeshjen e parë e zhvillojnë sot, e mërkurë, me fillim nga ora 17:30 kundër nikoqirit të garës, Rumanisë, në kuadër të Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Kombëtaret si Turqia dhe Bullgaria.