Ndeshja e dytë në mes skuadrës nga Ishujt Faroe Klaksvik dhe Ballkani, zhvillohet nesër (e enjte), nga ora 20.00 në ishull.
Ky takim si edhe ai i kaluari do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, shkruan AlbanianNews.
Përballja është e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Conference League. Skuadra e cila kalon më tej e pret Shkupi i eliminuar nga UEFA League.
Ballkani ka avantzh prej një goli, pasi takimin e parë në Prishtinë e përmbylli me rezultat 3:2, madje kishte epërsi prej 3:0.
Ballkani shpreson së paku në barazim për të arritur play-off-in. Në këtë mënyrë dy skuadrat shqiptare do të luftojnë për një vend në grupet e Conference League, e cila si për Shkupin po ashtu Ballkanin do të ishte një sukses i lartë.