Një banor i fshatit Kçiq në komunën e Mitrovicës, Besim Brahimi, ka kultivuar në tokën e tij një kungull misri me peshë shumë të madhe, raporton Gazeta Sinjali.
Brahimi ka bërë të ditur përmes Facebook se ky kungull gjigant peshon 25 kilogramë.
Ai ka publikuar edhe një fotografi duke e mbajtur kungullin në dorë.