spot_img

Talenti i huaj merr çmimin lojtari i javës në Superligë

spot_img

Christian Mba “Ylli i Javës” ⭐️

Sulmuesi i Trepçës’89, Christian Mba është shpallur futbollisti më i mirë i javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe këtë edicion FFK do ta ndajë çdo javë çmimin “Ylli i Javës”, derisa vlerësimin do ta bëjë Komisioni treanëtarësh nga Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës.
Këtë javë komisioni në përbërje: Muhamet Sylejmani nga KFV Mitrovica, Agim Xhakolli nga KFV Vushtrria dhe Selami Tuzi nga KFV Gjakova vendosen unanimisht për futbollistin e KF Trepça ’89 FC
Sulmuesi nigerian pati paraqitje të shkëlqyshme në ndeshjen kundër Dritës në stadiumin “Riza Lushta” dhe kjo bëri që Komisioni ta vlerësojë atë me çmimin ‘Ylli i Javës’.

Mba realizoi dy supergola për “Minatorët”, teksa gjatë tërë ndeshjes pati paraqitje shumë të mirë, duke qenë më i merituari që skuadra e tij rikthimin në elitë pas një viti ta nisë me arkëtimin e një pike, ndonëse ishte në rrugë të mirë edhe për të fituar.

E ky çmim për nigerianin Mba ka peshë. “Jam shumë i lumtur që jam shpallur ‘Ylli i Javës’ në xhiron e parë të Superligës. Kundër Dritës patëm një paraqitje shumë të mirë. Loja ishte dinamike dhe mjaft e mirë. Ne u angazhuam shumë dhe pas epërsisë 2:0 prisnim fitore, por nuk ndodhi. Do të punojmë shumë në këtë edicion për ta pozicionuar Trepçën’89 sa më lartë. Shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira dhe të jap sa më shumë gola”, ka theksuar Mba pas marrjes së këtij çmimi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img