Ballkani dhe Shkupi zhvillojnë ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Tifozë të shumtë të skuadrës nga Maqedonia e Veriut kanë udhëtuar drejt Prishtinës për ta përcjellë takimin e dy ekipeve shqiptare, njëra prej të cilave do të na nderojë në fazën grupore të garës evropiane.
Derisa ofronin mbështetjen për skuadrën e tyre të zemrës, ‘Shvercerat’ kishin përgatitur edhe një fotografi të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”, ishte shkrimi që ata shpalosën në tribuna.