Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po ndjek nga afër tërheqjen e shortit për kompeticionet më të rendësishme të futbollit evropian, ka takuar të parin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin.
Ky i fundit ka uruar Presidentin e futbollit kosovar për suksesin historik të kampionit të Kosovës, Ballkani në Conference League.
Më posht e gjeni postimin e Ademit:
Presidenti Aleksandër Çeferin gjithmonë i afërt dhe i gatshëm për mbështetje të federatave nga shtetet e vogla si Kosova.
Mora përgëzimet e tij për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Po ashtu, më uroj që arritjet e tilla të klubeve tona të jenë të vazhdueshme.
E falënderova për urimin dhe fjalët e veçanta dhe vura në pah se pikërisht përkrahja e tij dhe UEFA-s për të gjitha projektet e FFK-së ka bërë që futbolli i Kosovës të kalojë në një nivel tjetër.
Faleminderit President Çeferin!
Faleminderit UEFA!
A.A.
#BashkëPërFutbollin